Përplasjet e BE me AstraZeneca për vaksinën antiCOVID, hiqen kontrollet në kufij

Mosmarrëveshjet mes Bashkimit Evropian dhe kompanisë AstraZenneca, kanë bërë që unioni evropian të marrë masa drastike.

Mbrëmjen e djeshme BE deklaroi se do të përdorë nenin 16, pjesë e marrëveshjes  së BREXIT i cili lejon palët të pezullojnë çdo aspekt që ata konsiderojnë se shkakton vështirësi ekonomike, shoqërore ose mjedisore për ta, duke vendosur kështu kontrollet në kufirin mes BE dhe Irlandës së Veriut.

Megjithatë BE ka ndryshuar vendimin e saj për të anuluar përkohësisht një pjesë të marrëveshjes postBrexit pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi furnizimet e vaksinave. Pas marrjes së asaj mase, në kufirin mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut u zhvilluan kontrolle për të shmangur dërgimin e sasive të vaksinave në vend.  Kthesa në Bruksel erdhi disa orë pasi  pati reagime të fuqishme nga Londra, Dublini dhe Belfasti. Sidoqoftë, BE tha se nuk kishte "zgjidhje tjetër" veçse të vazhdonte me futjen në fuqi të kontrollit të eksporteve.  BE këmbëngul se i ashtuquajturi mekanizëm i transparencës është një skemë e përkohshme për të luftuar mungesat e dërgesave, jo një ndalim eksporti. Megjithatë veprimi është kritikuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke thënë se kjo mund të ketë një efekt goditës në të gjithë botën.

Të premten në mbrëmje BE njoftoi se do të përdorë këtë klauzolë dhe do të vendosë kontrollet e eksportit në vaksinat e saj që hyjnë në Irlandën e Veriut në një përpjekje për të parandaluar që rajoni të bëhet një derë e mundshme e largimit të dozave nga BE.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën