Pyetja që bëri nervoz Putinin në 
konferencën para 1400 gazetarëve

Pyetja që bëri nervoz Putinin në <br />konferencën para 1400 gazetarëve
Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbajtur një konferencë për mediat me rastin e fundvitit, e cila ka zgjatur jo pak, por plot 4 orë.

Në këtë konferencë, kanë marrë pjesë 1 400 gazetarë, të cilët i janë drejtuar me pyetje kreut të Kremlinit për çështje nga më të ndryshmet.

Ai ka pasur shumë pyetje nga gazetarët, duke përfshirë edhe ato për dashuri që Putin u ishte përgjigjur me ironi, por një prej pyetjeve e bëri të ndihej nervoz.

Pse keni punësuar në pozita të larta shokët e tu”, ishte pyetja që po konsiderohet më provokuesja për presidentin rus.

Ndërsa Putin i ishte përgjigjur duke i thënë se ai këto emërime i ka bërë për hir të “mirëqenies së Rusisë”.

Ata janë njerëz fortë që janë efikas në punë”, ka thënë Putin.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit