Sa është rritja në total e fondeve për pushtetin vendor nga buxheti i shtetit?
Për vitin e ardhshëm, rritja është shumë e ulët, vetëm 1.3 për qind fonde shtohen krahasuar me 2012-ën, kjo gjithnjë për atë pjesë të fondeve që jepen si transfertë e pakushtëzuar.

Për çfarë fondesh është fjala?
Këto fonde i jep qeveria nga taksat e mbledhura në gjithë vendin dhe, në përputhje me politika të caktuara zhvillimi, i shpërndan teorikisht tek ato bashki e komuna që kanë më shumë nevojë se të tjerët.

Është ndjekur një politikë e tillë në këtë rast?
Të gjitha organet e pushtetit vendor kanë nevojë për fonde. Madje, të voglat, kanë më shumë, se ato mbledhin më pak taksa vendore. Por, nuk mund të thuash se Vlora ka më pak nevoja nga Fieri, Durrësi apo Elbasani.

Në paketën fiskale përfshihet edhe një ndryshim, sipas të cilit taksat vendore mund t'i mbledhin Tatimet qendrore…?
Në këtë rast, do të jenë Financat që të vendosin se kujt t'ia japin më parë apo më shpejt ato që bashkitë e komunat i mblidhnin vetë më parë

(gk/shqiptarja.com)