Cila është baza ligjore që nuk lejon përdorimin e automjteve të administratës publike në fushatë?
Ligji mbi Etikën në Administratën Publike, në nenin për pronën shtetërore thekson se “Nëpunësi duhet të përdorë mjetet që i ofron pozicioni i punës vetëm për realizimin e detyrave të tij dhe jo për qëllime personale”.

A janë marrë pasat për zbatimin e këtij ligji?
Vetëm pak ditë më parë kryeministri Berisha dha urdhër që asnjë ministër të mos përdorë automjtetet e administratës për fushatën zgjedhore, duke përfshirë edhe atë vetë. Pritet që fushatat të bëhen me mjetet e veta personale të tyre.

A ka patur raste të denoncuara për përdorimin e automjeteve të administratës?
Po. Vetëm pak ditë më parë u denoncuan raste të përdorimit të ambulancave të spitaleve për mitingjet e PD. Gjithashtu janë denoncuar raste edhe të përdorimit të automjeteve të ushtrisë për përgatitjen e mbledhjeve elektorale.