Pyetje përgjigje për ndërtimet pa leje

Kur deklaroi për herë të parë Edi Rama, se do të prishte çdo ndërtim pa leje?

Deklaratën se do të prishte çdo ndërtim pa leje në vend, kryeministri i ardhshëm i vendit, e ka bërë gjatë fushatës elektorale. Lidhur me prishjen e ndërtimeve pa leje në qarkun e Vlorës. Rama këtë gjë e bëri të ditur që në takimin e Asamblesë Kombëtare të PS dhe më pas në takimin që pati në Vlorë me kreun e Bashkisë së këtij qyteti. Një nismë e tillë do të zbatohet edhe në qytete të tjera bregdetare, pasi sipas Ramës Shqipërisë i duhet dhënë një pamje e re.

Ku filloi nisma për herë të parë?
Nisma për prishjen e çdo ndërtimi pa leje për herë të parë filloi në qytetin bregdetar të Vlorës, para tre ditësh ku edhe po vazhdon ende. Vetëm në Vlorë do të prishen 130 ndërtime pa leje.

Në sa faza do të bëhet prishja e ndërtimeve pa leje?

Sipas Edi Ramës prishja e ndërtimeve pa leje do të ndahet në dy faza, njëra fazë është ajo e emergjencës, e cila ka filluar. Ndërsa
faza tjetër është nisja e punës sistematike për të pastruar të gjithë vijën bregdetare.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë