Pyetje përgjigjet e Kryeprokurorit Adriatik Lalla me deputetët

Adriatik Llalla: Prokuroria mbi bazë të informacioneve për shpërdorim detyre, mbi bazën e indicieve se në territorin e Republikës së Shqipërisë ishte futur një pajisje gjurmuese, ose përgjuese, hetime gjithmonë që dyshohej se përdorej nga Policia e Shtetit. Çështja është në hetim.
Pirro Lutaj: Keni ndjerë pengesë në punën tuaj? Kreu i SHISH-it u ka lënë përgjegjësinë kryesore për këtë që ka ndodhur, se e ka konsumuar vetëm me ju, në formë gojore dhe ju konsideroheni personi që e keni zgjeruar dhe e keni sjellë në përmasa të tilla këtë gjë.
 
Adriatik Llalla: Hetimi ka filluar ndër të tjera edhe nga informacioni i SHISH-it, përfshi këtu edhe të dhëna mediatike. Hetimi ka vetëm 5 ditë që ka filluar, në datën 13. Është në fazën e kryerjes së veprimeve të mëtejshme, për t’iu përgjigjur interesit publik dhe sigurisë kombëtare. Hetimi nga disa prokurorë. Lidhur me hetimet e një pajisje tjetër nga Ministria e Mbrojtjes kohë më parë, ende s’kanë përfunduar priten rezultate të mëtejshme.

Pirro Lutaj: E keni me shkrim informacionin e Shërbimit? Keni pengesa nga Policia Shqiptare për hetim apo jo?
Adraitik Llalla: I nderuar Z.Lutaj dua të theksoj faktin se Kodi i Penal parashikon edhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, nëse do ketë rast, e ka mundësinë të fillojë hetim.
Luan Rama: Kjo seancë është nul. Jemi në tejkalim të kompetencës për të thirrur prokurorin e Përgjithshëm. E dyta sapo konfirmoi se ka nisur një hetim dhe fakti që ka nisur vetëm 5 ditë më parë, do të thotë se indicia nuk ka qenë takimi i kryetarit të Shërbimit, por ka qenë edhe reagimi mediatik. Neni 222 i Kodit të Procedurës Penale parashikon se përgjimi në vende publike, regjistrimi i numrave të telefonit dhe pajisje gjurmuese të vendndodhjes, autorizohet nga Prokurori. Në vlerësimin tim ky debat nuk ia vlen më tej, por t’ia lëmë Prokurorisë.

Aqif Rakipi: Keni dijeni për këtë pajisje dhe koha kur ka hyrë, kush e ka futur dhe në çfarë rruge?
Adriatik Llalla: Hetimi do t’i zbardhë të gjitha këto rrethana, nëse është futur në rrugë ligjore ose jo dhe nëse ka përgjim, konkluzionet do dalin së shpejti.
Flamur Noka: Ne falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm që iu përgjigj ftesës së këtij komisioni. Çështja pse ky komision ka kërkuar këto seanca dëgjimore ishte: a ekziston në territorin e Shqipërisë një pajisje e tillë? U konfirmua nga kreu i Shërbimit. A është futur në rrugë të ligjshme apo të paligjshme? Me sa rezultoi deri tani, nuk ka asgjë të ligjshme nga dikush mohohet dhe dikush pohohet. Ka një çështje penale dhe të presim zbardhjen. Ajo që unë çmoj është se Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqje, Drejtori i Policisë duhet të japë dorëheqje, që hetimi të jetë i plotë dhe i paanshëm. Prezenca e tyre dëshmon se ata po ndikojnë.

Luan Rama: Ta falënderojmë kryeprokurorin për praninë. Ne nuk mund të bëjmë komente dhe definicione politike, ju z.Noka mund ta bëni në selinë e partisë, por nuk mund ta keqpërdorni mikrofonin.
Xhemal Qefalia: Na vjen keq Flamur që i humbe seriozitetin kësaj mbledhje. Flamur i ke tribunat të hapura prandaj konkluzionet që bëre në fund, bëji te SHQUP-i.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar