Pyetjet e Gjuhë-Letërsisë, ja
çfarë do të përmbajë provimi
PDF/Pyetjet e provimit Gjuhë-Letërsi

Pyetjet e Gjuhë-Letërsisë, ja<br />çfarë do të përmbajë provimi<br />PDF/Pyetjet e provimit Gjuhë-Letërsi
Në datën 11 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhë-Letërsisë për më shumë se 40 mijë maturantë në të gjithë vendin. Provimi do të fillojë në orën 10:00. Testi përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Provimi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Gazeta publikon sot programin e plotë orjentues në lëndën e Gjuhë-letërsi bërthamë.
Veprat

Një nga veprat që do të bien në test janë: POEZI: Homeri “Iliada”; Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”; N. Frashëri “Lulet e verës”; De Rada “Këngët e Milosaos”; Bajron “Çajld Harold”; Fishta “Mrizi i zanave”, Poradeci “Lirika”; Migjeni “Vargjet e lira”; Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”. PROZË: Servantes “Don Kishoti”; Hygo “Katedralja e Parisit”; Pashko Vasa “Bardha e Temalit”; Balzak “Evgjeni Grande”; “Xha Gorio”; P. Marko “Qyteti i fundit”; Kadare “Kështjella”; Kamy “I huaji”; Markes “100 vjet vetmi”; Koliqi “Tregtar flamujsh”. DRAMË: Eskili “Prometeu”; Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, “Mbreti Lir”, “Makbeth”,“Hamleti”; Molier “Mizantropi”; Ibsen “Shtëpi kukulle”, ”Armiku i popullit”; Çajupi “14 vjeç dhëndër”; Noli “Izraelitë dhe filistinë ”.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit