Pylli me Pisha në Krujë përfshihet nga flakët, digjen 5 hektarë tokë! Dyshohet e qëllimshme

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet me Pisha në jug të Krujës. Sipas informacioneve të siguruara deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë tokë.

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku dallohen flakë të përmasave të mëdha që përfshijnë zonën.

Për shkak të terrenit të thyer është e pamundur futja e automjetit të zjarrëfikëses, por gjithsesi është bërë ndërhyrja e parë. Disa efektivë të zjarrëfikëses të Durrësit dhe disa punonjës të Bashkisë po përpiqen ta vënë zjarrin nën kontroll.

Sipas shërbimeve të zjarrëfikëses dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Fatmirësisht nuk rrezikohen banesa dhe intensiteti i zjarrit ka rënë pasi era ka pushuar.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Varianti afrikan mbërrin në Europë, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid edhe në vendin tonë?



×

Lajmi i fundit

John

Çfarë është kultura?