Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shpërndarë në rrjetin e tij social "Facebook", dy foto ku sipas tij paraqiten dy imazhe pranë parkut të liqenit të Tiranës në dy periudha të ndryshme.

Sipas Blushit, njër prej fotografive i përket vitit 2016, ndërsa tjetra vitit 2022. Duke iu referuar 'pylli orbital i betonit', ai shkruan se  është krimi  më i madh që kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë bërë Tiranës.

" Pylli orbital i betonit është krimi më i madh që Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë bërë Tiranës.
Askush, madje as Belinda, nuk mund të fshihet dot pas dokrrave me mistere për ata që dhanë leje për këto monstra betonarmeje.  Shpërthimi i "gjelbërimit" të betonit tek ish-Sheratoni nga viti 2016, në vitin 2022!", shkruan ai.

Pylli Orbital, i njohur ndryshe edhe si unaza e 5-të e Tiranës, është një plan i bashkisë që do të çojë në mbjelljen e një muri të gjelbërt me 2 milion pemë duke lidhur 14671 hektarë parqe, fusha bujqësore, pyje dhe forma të tjera të vegjetacionit rreth qytetit.

Postimi i Tedi Blushit