Sipas shërbimeve sekrete amerikane një 21 vjecar me origjinë latine, Oscar Ramiro Ortega ka qëlluar mbi Shtëpinë e Bardhë. Dy plumba janë qëlluar mbi dritaret e Shtëpisë së Bardhë. Njëri prej plumbave kishte mbetur në xhamin e dytë mbrojtës, ndërsa tjetri kishte arritur të depërtonte deri në mjediset e brendshme.
Ortega është vendosur menjëherë në listën e të shumëkërkuarve në vend. ”Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa siguria në perimetrin rreth Shtëpisë së Bardhë do të shtohet”, deklaroi zyra e shtypit të CIA-s.
Besohet se plumbat janë qëlluar që nga monumenti i Uashingtonit, i ndodhur përballë, rreth orës 21:30 të ditës së premte. Dëshmitarë deklaruan se dëgjuan krismat dhe sekonda më pas, dy makina që po largoheshin me shpejtësi. Një kallashnikov u rikuperua në vendngjarje.
/Shqiptarja.com