Qëlloi me thikë ish-gruan angleze, dënohet me burg përjetë shqiptari

Një Gjykatë në Britani të Madhe ka dënuar me burgim të përjetshëm një 39 vjeçar shqiptar, për tentativë vrasje ndaj ish-bashkëshortes së tij angleze dhe partnerit të saj. Ngjarja ndodhi në një qendër për çiftet e divorcuara, ku në seancë ishte Mula, ish bashkëshortja e shqiptarit Elena dhe partneri i ri i saj. Gjatë një debati mes tyre, Mula nxorri nga çanta e tij një thikë kuzhine që e kishte marrë me vete dhe i qëlloi të dy, Elenën dhe partnerin e saj. Të dy mundën të shpëtonin pas ndihmës mjekësore. Sipas gjykatës, 39 vjeçari duhet të vuajë një minimum dënimi prej 11 vitesh para se të merret në konsideratë lirimi i tij me kusht.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0