Qëlloi një person për vdekje, 
arrestohet nusja në ditën e dasmës

Qëlloi një person për vdekje, <br />arrestohet nusja në ditën e dasmës
RUSI- Policia në rajonin rus të Udmurtijas ka arrestuar një grua në dasmën e saj. Ngjarja ndodhi disa orë pasi ajo thuhet se e ka qëlluar një person për vdekje. Sipas raporteve të policisë bëhet e ditur se, 22-vjeçarja dyshohet të ketë qenë e dehur, kur e ka qëlluar për vdekje një njeri, në prag të martesës së saj. Ajo e akuzoi viktimën se i kishte para borxh ndaj e qëlloi. Trupi i viktimës 45-vjeçare u zbulua disa orë më vonë pasi ishte qëlluar për vdekje. Edhe pse nusja kishte qëlluar një person për vdekje nuk e prishi planin e saj për martesë dhe shkoi në zyrën e gjendjes civile ku nënshkroi edhe aktin e martesës, por ky gëzim nuk i zgjati shumë pasi policia e arrestoi në banketin e saj të dasmës.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Varhelyi: Serbia të harmonizojë politikën e saj me të BE-së, anëtarësimi i mundshëm brenda pesë vjetëve

Varhelyi: Serbia të harmonizojë politikën e saj me të BE-së, anëtarësimi i mundshëm brenda pesë vjetëve