Qëlloi për vdekje 5 policët, autori:
'Do vras të gjithë njerëzit e bardhë'

Qëlloi për vdekje 5 policët, autori:<br />'Do vras të gjithë njerëzit e bardhë'
Personi që qëlloi 12 policë, duke vrarë 5, në një protestë në Dallas është identifikuar si Mikea Xavier Johnson.

Ai është 25 vjeç dhe nuk ka një të shkuar kriminale me precedent penalë dhe nga hetimet rezulton se nuk ka lidhje me grupet terroriste.

Johnson mësohet se ka vepruar i vetëm dhe se gjatë negocimeve me policinë është shprehur se dëshironte të vriste 'njerëzit e bardhë' sidomos 'policët e bardhë'.

Policia e ka vrarë autorin e vrasjes së pesëfisht duke përdorur një bombë të vendosur në një robot pas 4 orësh negociatash.

Mikea Xavier Johnson
johnson

Pesë viktima ishin të gjithë policë meshkuj, tre prej të cilëve janë: Brent Thompson, Patrick Zamarripa dhe Michael Krol, sakaq 'Black Lives Matter' ka lëshuar një deklaratë ku ka distancuar veten nga sulmi dhe dënon e atë.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull