Qëndrimi, Berisha: Nuk jam
tërhequr nga djegia e mandateve

Qëndrimi, Berisha: Nuk jam<br />tërhequr nga djegia e mandateve<br>
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një interviste për TV Klan, është shprehur se nuk është tërhequr nga propozimi për djegien e mandateve, si formë reagimi pas zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme dhe dhunës që shoqëroi këtë proces.

“Nuk kam marrë vendim akoma. Por unë po ndjek debatin normal që po zhvillohet mes forcave politike, të cilat po diskutojnë për qëndrimet që do mbajnë ndaj parlamentit. Unë e kam dhënë mendimin tim, nuk janë aspak të detyruara ta marrin për bazë. Por unë nuk kam thënë aspak se jam tërhequr nga mendimi. Unë jam duke e shqyrtuar këtë problem, por për mua parlamenti ka vdekur, e ekzekutoi, e asgjësoi Edi Rama.

Kjo është e vërteta. U thellua më tej me përjashtimin e shtatë deputetëve. Pasi përgjakën një deputete nga banditët me uniformë, pasi qëlluan me grusht deputeten tjetër banditë me imunitet dhe përjashtuan dje shtatë deputetë duke treguar dje se parlamenti nuk është gjë tjetër veçse një klub trafikantësh, i cili nuk ekziston më si institucion i pluralizmit”,
tha Berisha.

Ish-kryeministri sqaroi edhe arsyet se pse opozita nuk i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. “Së pari, ti drejtohesh Gjykatës Kushtetuese në këto rrethana do të thotë të tallesh me veten tënde. Gjykata Kushtetuese është një institucion, i cili nuk funksionon si institucion kushtetues emergjence. Pra nëse i drejtohesh asaj, ajo ka të drejtën të marrë kohën e vetë, që mund të jetë 1 vit, një vit e gjysmë dhe kjo nuk sjell asgjë në skenë.

Së dyti, nuk di a e dëgjuat deputetin Brahimllari se si me zë e me figurë Vasilika Hysi i kërcënon të atin se e ke gjyqtar. Horra si këta toka nuk ka patur. Dhe çdo gjykatës i Gjykatës Kushtetuese është në një presion të jashtëzakonshëm, Veting e stërvetting, de fakto kur vdes Kushtetuta, ka vdekur para saj Gjykata Kushtetuese. Në parlament vdiq Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese është vetvetiu e asgjësuar”,
tha Berisha. Sipas Berishës, kryeministri Rama përbën një rrezik kombëtar.

“Unë mendoj se Edi Rama përbën, pas Enver Hoxhës dhe diktatorit Ramiz Alia, rrezikun më të madh kombëtar në historinë e këtij kombi. Dhe unë i siguroj shqiptarët se atë që panë dje me votën e pabesë ndaj SHBA-ve është vetëm fillimi, se shumë shpejt do të shohin akte të tjera madhore antikombëtare nga një njëri apatrid, për të cilin kombi është hiçgjë para pushtetit dhe lëkurës së tij personale.

Ky është vetëm fillimi i asaj që do shohin. Nuk është rasti parë sepse kundër SHBA kanë votuar edhe vjet, qartësisht në një rezolutë pro Rusisë që kishte të bënte me NATO-n, dhe që SHBA-të e kishin iniciuar pikërisht për shkak të NATO-s dhe Edi Rama votoi kundër, mashtroi në parlament se ishte një keqkuptim dhe se do korrigjohej por në fakt votoi ashtu siç e urdhëruan”,
tha Berisha. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike