TIRANE - Në dy kampet kryesore politike seance kuvendore për imunitetin e Armando Prengës është paraprirë nga takime te grupeve kuvendore dhe drejtuesve të mazhorancës.
Kryeministri Edi Rama takoi përreth 60 minuta në selinë rozë disa prej ministrave, dhe deputet të Partisë Socialiste. Në takim mësohet të kenë qënë ministrat Saimir Tahiri, Ditmir Bushati, Blendi Klosi, Lindita Nikolla, kreu i grupit të PS Gramoz Ruçi dhe deputeti Koço Kokëdhima. Burime për A1 Report thanë se në qendër të diskutimeve ka qenë qëndrimi që do të mbajnë deputetët socialistë në raport me kolegun e tyre Prenga të akuzuar se është përfshirë në ngjarjen në Lac ku u plagosën 7 persona.
Me të lënë selinë rozë, kreu i qeverisë i është drejtuar kryesisë së Kuvendit ku takoi kryeparlamentarin Ilir Meta.
Ndërkohë, kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi grupin kuvendor në orët e para të paradites në një takim me dyer të mbyllura ku u përcaktua qëndrimi politik për seancën e parë të Kuvendit për sesionin e vjeshtës ku vendimi i parë për të cilin u kërkua vota e deputetëve ishte autorizimi për arrestimin e deputetit të majtë, Armando Prenga, kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com