Qëndrimi/PD bojkoton këshillat
bashkiak në Kavajë e Krujë

Qëndrimi/PD bojkoton këshillat<br />bashkiak në Kavajë e Krujë
Një qëndrim i pazakontë ka ardhur dje nga degët lokale të Partisë Demokratike në Kavajë dhe Krujë, të cilat thonë se nuk njohin legjitimitetin e kryebashkiakëve të zgjedhur. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat nga selia blu, thuhet se anëtarët e zgjedhur nga opozita në ‘parlamentet’ e dy bashkive të fituara nga e majta, do të bojkotojnë punimet e këshillave bashkiakë. Shkak për këtë qëndrim janë bërë dy kryebashkiakët Elvis Roshi i Kavajës dhe Artur Bushi i Krujës, që sipas opozitës figurojnë me rekorde kriminale.

“Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës nuk e njohin kryetarin e kësaj bashkie dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij. Këshilltarët demokratë nuk njohin legjitimitetin e një kryetari Bashkie si Elvis Roshi, me precedentë të rëndë penalë, një përfaqësues të trafikut të drogës. Po ashtu, edhe këshilltarët demokratë të Bashkisë së Krujës, nuk e njohin për kryetar Bashkie, Artur Bushin, person i arrestuar dhe i proceduar nga policia italiane për trafik droge.

Këshilltarët demokratë të këtyre bashkive besojnë se qytetarët e Kavajës dhe të Krujës, meritojnë të përfaqësohen nga persona me integritet të lartë e që janë në shërbim të tyre, dhe jo nga njerëz të inkriminuar që janë në shërbim të pushtetit të tyre personal”, thuhet në reagimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit pranë Partisë Demokratike. Dy kryebashkiakët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ishin dy nga kandidatët më të atakuar nga opozita gjatë fushatës elektorale, duke pretenduar për të shkuarën e tyre kriminale, akuza të cilat janë hedhur poshtë si nga Roshi ashtu edhe nga Bushi, si sulme politike, qëllim cenimin e imazhit. 

Shkrimi u publikua sot (01.09.2015) në Shqiptarja.com, versioni print
 
Redaksia Online

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën