Që prej 2 shtatorit nis rregjistrimi
i fëmijëve në kopshte dhe çerdhe

Që prej 2 shtatorit nis rregjistrimi<br />i fëmijëve në kopshte dhe çerdhe
TIRANE - Fillimi i muajit shtator do të jetë një muaj i ngarkuar për kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit, pasi duke filluar që prej dy shtatorit nis rregjistrim i vogëlushëve për në kopshte dhe çerdhe. Rregjistrimi i fëmijëve përfundon në datën 10 shtator. Për rregjistrimin e fëmijëve të tyre prindërit duhe të kenë këto dokumentacione; Çertifikatën e lindjes me fotografi si dhe verifikim nga mjekja e konsultorit për kryerjen e vaksinave.

Inspektorët pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë do të kryejnë të gjitha procedurat në bazë të dokumentacionit të vendosur, ashtu si dhe në vitet e kaluara. Ata thonë se fillimi i punës për rikonstruksionin e disa kopshteve dhe çerdheve do të sjellë mbingarkesë tek të tjerat, por të gjithë fëmijëve do t'ju ofrohet shërbim. Prioritet do të ketë edhe për fëmijët e emigrantëve të cilëve do t'ju krijohen lehtësira në procedurat e rregjistrimit.

Vitin e kaluar që në ditën e parë të rregjistrimeve u vu re një fluks i lartë i numrit të prindërve që kërkonin të rregjistronin fëmijët e tyre në kopshte e çerdhe. Kapaciteti normal i një kopshti shkon nga 130-140 fëmijë, ndërsa një grup duhet të ketë nga 30 deri në 35 fëmijë.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)