GJIROKASTER- Rreth 40 pasagjerë kanë kaluar natën në 6 autobusë, të cilët ishin të bllokuar në Qafën e Muzinës, pjesë e aksit nacional Gjirokastër-Sarandë, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Autobusët u bllokuan rreth orës 22.00 të mbrëmjes së të mërkurës.
Zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai bëri të ditur për shqiptarja.com, se policia ka mundur të bëjë largimin e pasagjerëve mëngjesin e sotëm. Largimi është bërë nëpërmjet automjeteve të vogla.
Gjashtë autobusët ishin bllokuar nga trashësia e dëborës dhe nuk mund të lëvizin. Tre autobusë ishin nga Tirana, 1 nga Elbasani, 1 nga Berati, 1 nga Gjirokastra.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com