Policia kufitare në Qafë-Thanë ka goditur dy raste të "Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike", ku janë sekuestruar 6 gr lëndë e dyshuar narkotike resin (çokollatë) dhe 4,5 gr Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas të huaj, poseduesit e lëndës, si edhe procedohet në gjendje të lirë një shtetase tjetër.

Të ndaluariat janë Petr Porada, 35 vjeç, banues në Pragë-Çeki, Claus Benten, 50 vjeç, banues në Osnabruck-Gjermani si edhe kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases T.G, 18 vjeçe, banuese në Pragë-Çeki.

Sipas policisë, një ditë më parë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasi çek Petr Porada i cili udhëtonte me mjetin tip“Skoda” me targa 6A23403 me pasagjere shtetasen T.G. 

Gjithashtu edhe shtetasi gjerman Claus Benten, i cili udhëtonte me mjetin tip “Toyota” me targa OSC909.

Destinacioni i të tre shtetasve ishte Maqedonia.

Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar ndaj tyre dhe ndaj mjeteve me të cilat udhëtonin, konkretisht në çantat personale të tyre iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 2,6 gr lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit çek.

• 6 gr lëndë e dyshuar narkotike si resin (çokollatë) dhe 1,9 gr lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit gjerman.

Veprimet proceduriale të dy rasteve u kryhen nga Sektori për Narkotikët e Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com