Qafë Thanë, kapet i kërkuari nga
Bullgaria, ishte dënuar me 9 muaj burg 

Në Pikën e Kalimit Kufitare të Qafë Thanës është prangosur nga policia e Kufirit e Migracionit Rumenov Rusev 36-vjeç pasi ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Bullgaria, pasi ishte dënuar me 9 muaj burg për "Pjesëmarrje në organizatë kriminale, mbajtja e instrumetave software të dizenjuara për falsifikim”.
 
Ndalimi i tij u bë pasi, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kryerjes së kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit të tij në sistem, rezultoi se ai ishte është dënuar me vendim nr P-32/2014, datë 04.02.2016, të Gjykatës Speciale të Bullgarisë, me 9 muaj burg për kryerjen e veprës penale: “Pjesmarrje në organizatë kriminale, mbajtja e instrumetave softëare të dizenjuara për falsifikim”.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë