Autoritetet doganore kanë sekuestruar këtë të mërkurë 460 palë syze kontrabandë në pikën kufitare të Qafë Botës. Syzet transportoheshin nga Greqia drejt Shqipërisë të fshehura në bordin e një automjeti me targa shqiptare AA 952 MO, i cili është sekuestruar së bashku me syzet për llogari të hetimit.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije për ReportTv se syzet ishin të markave të ndryshme përfshi dhe ato me të drejtë marke çka ka bërë që ndaj personit të proçeduar për këtë rast të ngrihet akuza e kontrabandës dhe shkeljes së pronësisë mbi markën.

Këto syze ishin të destinuara për tregun në Shqipëri ku në disa raste sipas hetimeve shiteshin me vlera nga 15 në 200 euro për një palë syze.

syzet kontrabande

syzet kontrabande

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)