Qafë Thanë, Policia sekuestron
28.7 kg kanabis, ikin trafikantët

Qafë Thanë, Policia sekuestron<br />28.7 kg kanabis, ikin trafikantët
Dy trafikantë droge i kanë shpëtuar policisë gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin e gjelbër në Qafë Thanë. Rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, ata po transportonin një ngarkesë prej 38.7 kg kanabis drejt Maqedonisë. 

Menjëherë pasi janë pikasur nga policia kufitare, ata kanë lënë mallin dhe janë zhdukur në errësirë në pyllin aty afër. 

Policia dha detajet e operacionit. "Në datë 19 shtator 2016, rreth orës 2:00, Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë – Thanës, gjatë mbikqyrjes dhe kontrollit të kufirit të gjelbër, në afërsi të pyllit kanë konstatuar lëvizjen e dyshimtë të dy personave.

Policia iu ka bërë thirrje këtyre të fundit, për të ndaluar, por duke përfituar edhe nga errësira, ata janë larguar me shpejtësi për në pyll, duke mos iu bindur urdhrit.

Ndërkohë gjatë ndjekjes dhe krehjes së zonës, punonjësit e Policisë Kufitare, kanë zbuluar tre thasë me ngjyrë të bardhë, brenda të cilëve u gjetën 25 pako të mbështjella me natriban, me një peshë prej 28 kg e 725 gr, lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Tanimë po punohet  për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Veprimet e para  proceduriale u kryen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, të cilët lidhur me këtë rast, referuan materialet hetimore pranë Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a  i Kodit Penal
", thuhet në njoftimin e Policisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar