Qafzezi e PD:Veliaj mashtron sërish 
 do t’ia kujtojmë përditë qytetarëve

Qafzezi e PD:Veliaj mashtron sërish <br /> do t’ia kujtojmë përditë qytetarëve
Të gjitha premtimet e pambajtura dhe mashtrimet do ia kujtojnë Erion Veliajt nëpërmjet postimeve në një faqe “Facebook-u”. Kështu ka deklaruar sot Nertila Qafzezi, kandidate e PD-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
 
Sipas Qafzezit, premtimet e Veliajt në kohën që ishte në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale se do u ofronte mundësi punësimi, vetëpunësimi ose trajnimi brenda një viti janë vetëm një mashtrim.

“Sot gratë dhe vajzat nuk marrin asnjë punësim përveç talljeve dhe fyerjeve në zyrat e punës. Kemi parë që punësim ju ofrohet në këmbim të favoreve seksuale nga perversët e pushtetit, ose për Lizat e arsimit që zhvatin ryshfete dhe organizojnë deri prostitucion shtetëror me gratë dhe vajzat shqiptare”.- tha Qafzezi.

Qafzezi thotë në reagimin e saj se nuk do të lejojnë që votuesit të mashtrohen përsëri nga premtimet e Erion Veliajt, aktualisht kandidat i së majtës për Bashkinë e Tiranës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin