Qafzezi: Qeveria po u vështirëson
jetën njerëzve me largimet nga puna

Qafzezi: Qeveria po u vështirëson<br />jetën njerëzve me largimet nga puna
TIRANE- Shoqata për Mbrojtjen e të Larguarve nga Administrata ka kryer homazhe para kryeministrisë për 43-vjeçarin Sami Hani nga Burreli, i cili i ka dhënë fund jetës së tij dy ditë më parë duke u vetëhelmuar.
 
Sipas shoqatës arsyeja se përse 43-vjeçari Sami Hani i ka dhënë fund jetës është largimi i tij nga puna, ku ai ka punuar si inxhinier pyjesh në drejtorinë Rajonale të Pyjeve në Mat.
 
“Shoqata i bashkohet dhimbjes së familjes së Sami Hanit, i cili në moshën 43-vjeçare u largua nga jeta në mënyrë tepër të dëshpëruar mbasi ishte larguar nga administrata ku punonte dhe ishte hedhur në rrugë të madhe dhe familja e tij nuk kishte asnjë të ardhur. Bashkëshortja pa punë, dy fëmijë për t’u shkolluar. Ky është rasti i gjashtë i cili i jep fund jetës së vet mbasi është larguar nga puna”, tha Nertila Qafzezi, nga Shoqata e të Larguarve nga Administrata.
 
Shoqata akuzon qeverinë se largimi nga puna po ua bën jetën e vështirë dhe kushte të rënda ekonomike.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën