Moderatorja e njohur Jona Spahiu është bërë nënë për herë të parë e një djali të quajtur, Raiden.
Së fundimi, ajo ka publikuar në video në kanalin e saj në Youtube, ku edhe i është përgjigjur pyetjeve për periudhën e shtatzënisë.
Gjatë leximit të pyetjeve dhe përgjigjeve, Jona ka ndarë një moment të çuditshëm që tregon se ajo është një fanse e astrologjisë.
"Gjithë jetës Frenkli ishte tallur me djemtë virgjëresha. Unë qaja sepse nuk doja që djalin ta lindja në atë ditë dhe të ishte një virgjëreshë. Nuk qaja për asgjë tjetër. Shkojmë në spital dhe gjatë gjithë rrugës thoja 'Jo, djali im nuk do të lindë sot'. Akoma nuk e kisha besuar që kjo gjë më kishte ndodhur mua.”-tregoi moderatorja e njohur.