Qani Berati 49 vite duke lustruar këpucë në Tiranë: Nuk heq dorë! E quaj veten piktor, me këtë zanat mbaj familjen! Më vjen keq që nuk e trashëgova

Që prej moshës 15 vjeçare, Qani Berati nuk i është ndarë punës së lustraxhiut. Thotë se është jeta për të e deri sa fuqia t’i shterojë, nuk do të ndalet së ushtruari profesionin që e trashëgoi nga babai e me të cilin siguroi bukën e përditshme.

“Edhe po të më ofrojnë punë tjetër, unë nuk e lë dot se e kam në gjak këtë punë. Deri ditën e fundit që do kem fuqi unë këtu do të rri. Kam punuar dhe në punë shteti, roje dhe kam punuar dhe këtë punë. Kur kam filluar? 15 vjeç. Punoja me babain. E ndihmoja. Punoja një ore ose dy orë. Ka qenë kioska tek bashkia”, tha lustraxhiu, Qani Berati.

Përgjatë 49 vitesh, 64 vjeçari ka kaluar nëpër duar me mijëra këpucë, e gjëja më e vlefshme që ka fituar thotë se është mirënjohja e klientëve të tij. Shumë prej tyre janë edhe politikanë.

“Nëse një piktor punon me penel, unë pikturoj me sfungjer. Jam piktor i kësaj pune. Çfarë respekti më bëhet këtu, ti nuk e imagjinon dot. Këtu kam kaluar deputet, presidentë”, tregon ai.

Shprehet se puna ka rënë krahasuar me vite me parë, por ata që kanëmbetur, janë klientët besnikë.

“Unë punoj 8 orë në ditë. Në tre e mbyll. Këtu tek pedonalja prehet puna, lëvizjet. Kur është shi e ftohtë nuk dal më. Nuk ma përballon mosha se nuk rrihet. Punonim deri në 9 të darkës. Dilnin çunat e rinj, u vishnin, u pispillosnin. Puna ka rënë dhe me çmimet që janë marramendëse”, tregon Qaniu.  

Vlerësimi që merr për një lyerje këpucësh është modest, por nuk mungojnë as shpërblimet e majme.

“Një lyrje këpucësh kushton 150 lekë. Më kanë dhënë dhe 50 mijë lekë. Një lyerje këpucësh më shkon 7 deri në 10 minuta. Varet nga ngjyra. Furnizohem njëherë në 6 muaj. Ato sa janë bojaxhi, na furnizon. Bojërat e vendit nuk vijnë më”, tha Qaniu.

I vetmi peng i Qaniut, është që këtë profesion nuk arriti që ta trashëgoje tek fëmijët e tij. 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë