Partia Demokratike ka publikuar listën e kandidatëve që do të votohen nga anëtarët e kësaj partie.

Demokratët e Qarkut të  Beratit do të votojnë të hënën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Beratit, me 8 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë. Në garën e parë tek anëtarësia janë 26 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër. Me gjithë deklaratat e forta, përbetimet për besnikëri ndaj PD dhe sulmet ndaj Ramës, Lefter Maliqi nuk është ne listën prej 26 emrave që do të garojnë nesër në qarkun e Beratit. Tani i ka mbetur vetëm LSI si opsion!

Dega Berat: 

1.AFIZE SKENDO

2.ALKETA MUKAVELATI

3.ARENC BERATI

4.ASTRIT VELIAJ

5.DENIS SAHATCIU

6.DRITAN HAZINEDARI

7.ENO QANA

8.KASEM MAHMUTAJ

9.MUHARREM HOXHA

10.NAMIR LAPARDHAJA

11.OLTION MERDARI

Dega Poliçan dhe Skrapar:

1.ANILA KORONI (POLIÇAN)

2.BAKI BIRAKU (SKRAPAR)

3.PELLUMB NAKO (POLIÇAN

4.RIGERT KAPLLANI (SKRAPAR)

5.ZIJA ISMAILI (SKRAPAR)

Dega Ura-Vajgurore:

1.BUJAR HOXHAJ

2.FERDI BRAHUSHI

3.LEDIAN DAJA

4.LILJANA BICA

5.MONIKA QOSJA

Dega Kuçovë:

1.ARDIT BENJA

2.DITAR QEVANI

3.FADIL MARA

4.MYSLIM HAXHI

5.SOFIKA JANI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.