Fier, 21 qershor/ATSH-Rr.Isufaj/- Pas binjakëzimit që Bashkia e Fierit ka bërë me Bashkinë e Clevelandit, krijohet një tjetër urë bashkëpunimi për Fierin, pasi Këshilli i Qarkut ka firmosur binjakëzimin me Këshillin e Qarkut të Cuyahoga në SHBA.
Dan Brady është aktualisht zv/kryetar i Këshillit të Qarkut Cuyahoga, i zgjedhur nga kolegët e tij në vitin 2013 për një mandat dyvjeçar. Çifti Brady pasi zhvilloi një takim miqësor me Kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, zhvilloi takimin portokollar për finalizimin e binjakëzimit midis dy institucioneve, Këshillit të Qarkut Fier dhe atij të Cuyahoga. Marrëveshja e bashkëpunimit me spektër të gjerë (binjakëzim) u firmos për këshillin e Qarkut Cuyahoga nga zv/kryetari i Këshillit të Qarkut, Dan Brady dhe nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Fier, Vangjel Ndreka. Kjo marrëveshje do të hapë dritare të reja bashkëpunimi për Këshillin e Qarkut Fier.
Më pas çifti Brady vizitoi spitalin rajonal të Fierit ku u prit nga drejtoresha Antoneta Dhima dhe stafi i spitalit. Vizitat e miqve amerikane vazhduan edhe në subjektet e biznesit privat e konkretisht në atë të arsimit. Ata u njohën nga afër me kushtet, standardet, infrastrukturën dhe procesin e mësimdhënies në shkollën jopublike"Flatrat e Dijes". /a.ke/
/Shqiptarja.com