DURRËS- Tre të rinj janë arrestuar në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi janë konstatuar duke lëvizur me mjetin tip ‘Benz’ me një pushkë, një kallashnikov dhe municion luftarak.
Burime Zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se tre të rinjtë janë identifikuar si Edmond Xhafa, 32 vjeç, Erjon Dosku, 26 vjeç dhe Ilir Disha, 48 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht në lagjen nr.13 Plazh, ndërsa si pasojë e kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë janë vënë në pranga tre të rinjtë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale kallashnikovin dhe pushkën që ndodheshin në makinë.
Ndaj tre të rinjve rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.