TIRANË- Teksa kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete vijon policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona.

Policia pas informacioneve të marra dhe gjatë kontrolleve në një lokal në lagjen “Ali Demi”, organizoi arrestimin e 48-vjeçarin Fatmir Peposhi, pasi mbante një armë zjarri me vete.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tavolinën ku po qëndronte ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.

Në vijmë, policia ka vënë në pranga edhe 47-vjeçarin Bledar Gjinishi, pasi ishte në dijeni për armën dhe nuk ka treguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.