Policia e Lushnjës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje. Në pranga ka përfunduar Xheni Xhumari, banues në Lushnje.
Sipas policisë, arrestimi i këtij personi, u bë pasi në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnje, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, brenda në çantën e tij të dorës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje, 1 krëhër, 14 fishekë pistolete dhe 4 fishekë arme gjahu.
Materialet e sekuestruara nga policia
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ''Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".
Njoftimi i policisë:
Qarkullon me armë zjarri pa leje, kapet në flagrancë dhe arrestohet nga policia.
Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje, personat në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugë të ndryshme të qytetit të Lushnjes, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
•Xheni Xhumari, 39 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen "Karbunarë e Madhe" Lushnje, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, brenda në çantën e tij të dorës iu gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje, 1 krëhër, 14 fishekë pistolete dhe 4 fishekë arme gjahu.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ''Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga Nenet 278/a dhe 280 të Kodit Penal.