Ilir Dervishi 53 vjeç qarkullonte me armë zjarri në brez, kur policia e Durrësit e ndaloi në makinën që ai drejtonte.
Operacioni u zhvillua në lagjen nr. 6, ku automjeti që dyshohej se drejtohej nga i armatosur, u ndalua për kontroll. Ilir Dervishit iu sekuestrua pistoleta Glock, me municion luftarak, po ashtu edhe makina.
"Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër armëmbajtësve pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brezi”. Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe është ndaluar për kontroll automjeti që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në brez shtetasit I. D., një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 53 vjeç, banues në Sukth, Durrës", informoi policia.
53-vjeçari me banim në Sukth, do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për armëmbajtje pa leje.
Komente








