Elidon Stani, 26-vjeç është arrestuar nga policia e Fierit pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë në makinë.
Policia thotë se gjatë kontrollit të makinën e të riut, iu gjet një çantë brenda së cilës ishte një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me këtë automjet.
‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që posedojnë sende të kundërligjshme, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Finalizimi”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. S., 26 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 26-vjeçari, iu gjet një çantë brenda së cilës ishte një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me këtë automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.
Policia tja kishte futur ne bydh pistoleten
Përgjigju