Lëvizte me armë zjarri pistoletë, policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar nga Vlora. Blutë kanë sekuestruar armën e zjarrit pistoletë tip “Smith&Wesson” me 6 fishekë.

Në prangat e policisë ka rënë Alvin Musaj. Ai u ndalua në vendin e quajtur “Rruga e pestë”, gjatë një kontrolli të policisë, ku edhe iu gjet arma pa leje.  


(Arma e zjarrit që iu sekuestrua të riut)

Njoftimi i policisë:

Policia njofton se në zbatim të plan masava të marra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë se jetës në qytet policia ka vijuar kontrollet e territorit si dhe ndaj shtetasve të ndryshëm për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti që përbën vepër penale.

Në këtë kuadër Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Alvin Musaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, më datë 17.06.2018, në vendin e quajtur “Rruga e pestë” , Sarandë, u kap me një armë zjarri pistolet tip “Smith & Ëesson”, me 6 fishekë. 

Arma e zjarrit dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.