Qasja e SHBA-ve ndaj 'Open Balkan', ambasadori amerikan në Serbi 'shuan' dyshimet: E përkrahim veçanërisht nga të tjerat
Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Christopher R. Hill
Nisma e 'Open Balkan' nxiti dyshimet e përkrahjes nga ana e SHBA-ve si një formë alternative ndaj anëtarësimit në BE. Dyshime të tilla, i rrëzoi kryediplomati amerikan në Serbi, Christopher R. Hill.
Ambasadori u shpreh se SHBA-të mbështesin përpjekjet për integritetin rajonal në tërësi, e aq më tepër brenda në rajon.
“Së pari, SHBA-të mbështesin përpjekjet për integrim rajonal në përgjithësi dhe, veçanërisht, një përpjekje që po zhvillohet brenda në rajon dhe është shumë më përpara se disa të tjera përpjekje”, ka qartësuar ai në një konferencë për media, pas kthimit nga Ohri, ku u mbajt mbledhja e liderëve të Open Balkan.
“Qartësisht Open Balkan është i fokusuar në aktivitet ekonomik, por gjithashtu është i fokusuar në sjelljen e Rajonit së bashku dhe zhvillimin e shtigjeve për bashkëpunim mes vendeve”, shtoi Hill.
“Nëse mendoni për faktin që ka kaq shumë kufij në Ballkan dhe, në fund, kur kaloni në kufirin evropian, mund të shkoni deri lart në Suedi pa asnjë ndërprerje, prandaj duhet të ketë shumë më pak ndërprerje në Ballkan. Kufijtë do të duhej t’i bashkonin shtetet e jo t’i ndanin”.
Megjithatë, Hill është ngutur për ta bërë të qartë se Open Balkan nuk është një alternativë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian për këto shtete, sepse, po të konsiderohej ashtu, ai vetë nuk do ta merrte parasysh fare.
“Është vërtet ide e mirë. Por, pyetja që shqetësonte, ishte nëse Open Balkan është ndonjë lloj alternative ndaj anëtarësimit në BE dhe struktura të tjera euro-atlantike. Dhe, më lejoni të them, këtu flas personalisht, do të kisha zero interes në Open Balkan nëse në ndonjë mënyrë do të konsiderohej alternativë për BE-në”.- u shpreh ambasadori ndër të tjera
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9.6%
-
Aspak
73.6%
Vota total: 178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Trump: Bllokimi i urdhrit për mosmarrjen e shtetësisë përmes lindjes do të apelohet
24 Janar, 16:33
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Të lidhur me zinxhirë, njëri pas tjetrit! Shtëpia e Bardhë poston foto të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24 Janar, 15:24