Policia e Shtetit mohon akuzat e opozitës mbi përfshirjen e zyrtarëve në radhët e saj në kultivimin e hashashit. Zëvendësdrejtori i përgjishëm i policisë Altin Qato thotë se nuk është në dijeni të ndonjë raporti sekret të partnerëve ndërkombëtarë mbi këtë çështje.

Në mënyrë kategorike nuk ka. Ne jemi shumë të hapur me partnerët. Kemi bërë shumë takime, kemi shkëmbyer mendime, informacion. Kemi kërkuar informacion dhe nuk kemi patur asnjë situatë të tillë që të implikohen punonjës policie“, thotë Qato, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.