Berat- Nxënësit e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, në Berat, do të ulen sot në bankat e shkollës së re, një prej 25 shkollave të reja të ndërtuara në mbarë vendin.
Neuro-kirurgu shqiptar Kita Sallabanda që punon në Spanjë dhe Dhori Kule, Dekan i fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës kanë dalë nga bankat e kësaj shkolle.
Kush ishte çelësi i suksesit të tyre?
“Çelësi i suksesit janë profesorët e nderuar që kemi pasur ne. I kujtoj me cfarë përgjegjësie, dashuri punonin, e transmetonin mesazhin për profesionit e qytetin’ thotë profesor Kule.
E në kohën që jetojmë tashmë dhe të inteligjencës artificiale, roli I mësuesit bëhet edhe më i domosdoshëm.
“Çelësi i suksesit është mësuesi. Në fushën e arsimit, mësuesit e mirë tashmë u është bërë më e përgjegjshme dhe më e vështirë puna. Që inteligjenca artificiale të jetë efektive është e nevojshme që natyralja të jetë e sistemuar mirë. Dhe inteligjencën natyrale janë mësuesit ata që e sistemojnë” tha Kule.
Prandaj këmbëngul që vëmendja të mos përqëndrohet tek sasia e studentëve për të mbushur degët e mësuesisë por tek cilësia.
“Në fushën e arsimit dhe degët e mësuesisë ndodh një dukuri që ka universitete që nuk po mbushen me degët e mësuesisë. Nuk është problematike. Në shumë vende, Italia e Gjermania profesionet e mësuesit i kanë me destinacion që kur mbarojnë. Dhe kjo është e thjeshtë. Më pak buxhete harxhohen. Dhe nëse është meraku për pedagogët të degës së mësuesisë, nuk mbeten të papunë. U bëjnë trajnim mësuesve ekzistues. E kemi të domosdoshme që degëve të mësuesisë ti japim prioritet. Prioriteti jepet edhe me ndikimet e mira që kanë nisur me pagat, porn ë destinacion në degët prioritare duhet të sistemohen pagat” tha profesor Kule.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Inteligjenca artificiale zbërthen tekstet e lashta
4 Janar, 16:52
-
Rama 'takon' Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025
1 Janar, 09:04
-
Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025
29 Dhjetor 2024, 11:58
-
Shkencëtari themelues i Inteligjencës Artificiale: Ajo mund të shkatërrojë njerëzimin në 30 vitet e ardhshme
28 Dhjetor 2024, 18:27
-
Shqiptarët më të 'frikësuarit' në rajon nga inteligjenca artificiale
25 Dhjetor 2024, 12:46
-
Elon Musk: Inteligjenca Artificiale do të tejkalojë zgjuarsinë e njerëzve brenda vitit 2030
24 Dhjetor 2024, 09:15
-
Berisha vijon fushatën e baltosjes ndaj Dumanit, përdor IA për denigrimin e figurës së tij! Demokratët e kryqëzojnë, Açka: Distancohuni
14 Dhjetor 2024, 12:36
-
Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim
12 Dhjetor 2024, 20:30
-
Do të përdoret për punët në bagëti, krijohet roboti me AI në Australi
12 Dhjetor 2024, 14:00
-
'Gati marrëveshja me Emiratet për transformimin e shtypshkronjave të letrave me vlerë', Rama: IA do monitorojë gjithçka ndodh nëpër rrugë! Policia do bëhet e padukshme
10 Dhjetor 2024, 11:08
-
‘2 miliardë transaksione të fiskalizimit janë analizuar me IA’, Karçanaj: Gati moduli për transpozimin e direktivave të BE-së! Vitin tjetër asistent virtual në e-albania
10 Dhjetor 2024, 10:25
-
Dita e Falenderimeve në SHBA, videoja nga AI: Trump del nga gjeli i detit dhe prish festën e Biden
30 Nëntor 2024, 17:18