Që prej ditës së djeshme pa drita, banorët e fshatrave në Berat: Jemi afro 100 familje që vuajmë mungesën e energjisë elektrike! Ndodh sa herë bie shi dhe fryn erë

Që prej ditës së djeshme, lagjia “Uznovë e Madhe” dhe disa fshatra në Berat janë pa energji elektrike për shkak të motit të keq me erëra të forta dhe reshje shiu.

Burime nga OSHEE Berat bëjnë më dije se në disa fshatra, rrjeti elektrik është shkëputur dhe riparimet që kanë filluar që dje nga elektriçistët nuk kanë përfunduar ende. Banorët janë shprehur se kjo situatë ndodh sa herë që ka stuhi ere si dhe reshje të pandërprera shiu.

“Ky problem vijon prej më shumë se 20 vitesh dhe askush nuk ka marrë masa për riparimin apo zëvendësimin e rrjetit elektrik në këtë zonë. Sa herë që ka reshje dhe erë të fortë, ne rrimë me ditë të tëra pa drita. Jemi ankuar shpesh herë pranë OSHEE-së Berat dhe askush nuk i është përgjigjur shqetësimit tonë.

Na përcjellin me fjalë të ngrohta duke na thënë që do rregullohet dhe nuk bëhet asgjë. Ne këtu jemi afro 100 familje që vuajmë çdo javë mungesën e energjisë elektrike, ndërkohë që në këtë zonë ka edhe shumë biznese që paguajnë rregullisht taksat. Kjo gjendje e rënduar vijon prej shumë vitesh, për shkak se rrjeti energjitik dhe shtyllat elektrike janë të amortizuara”, thonë të tjerë.

Ata deklarojnë se mungesa e energjisë elektrike u ka djegur shpeshherë edhe pajisjet elektro-shtëpiake.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës