Që prej Krishtlindjeve kaos në aeroporte, shkon në 8000 numri i fluturimeve të anuluara, stafi i prekur nga COVID

Rreth 1.400 udhëtime janë anuluar këtë të hënë në të gjithë globin për shkak të koronavirusit. Sipas faqes të gjurmimit të të dhënave, FlightAware kryesisht janë anuluar fluturimet që kishin destinacion Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën.

Në një njoftim zyrtar, linjat ajrore amerikane kanë deklaruar se anulimi i fluturimeve ka ardhur për shkak se personeli ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Hong Kongu po ndalon të gjitha fluturimet që vijnë nga Koreja e Jugut për dy javë, pasi shumë udhëtarë të ardhur nga ky vend kanë rezultuar me koronavirus.  

Anulimet e fluturimeve kanë nisur që prej Krishtlindjeve ku deri më tani totali i fluturimeve të anuluara ka shkuar në 8.000.

Anulimet vijnë në prag festash kur edhe fluksi i ushtëtarëve është më i lartë pasi udhëtojnë për të kaluar festat pranë familjarëve.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?