TIRANE - Në qendrën e Mbikëqyrjes Elektronike sot nisën punën, 12 punonjësit e Shërbimit të Provës, të ngarkuar me detyrën e ekzekutimit të vendimit gjyqësor për personat që ju kufizohet lëvizja. Për zbatimin e vendimit gjyqësor Shërbimi i Provës do të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit. Konkretizohet sot një nga reformat më ambicioze të Ministrisë së Drejtësisë, një sistem që kursen para për shtetin me uljen e mbipopullimit në burgje, redukton burokracinë, por edhe mban nën kontroll sigurinë publike.
Zëdhënësja Migena Demirxhi, bëri të ditur sot se "ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, uroi sot ditën e parë të punës për 12 punonjësit e Shërbimit të Provës. “Sot është një ditë e veçantë për ministrinë e Drejtësisë",- tha ai, - "sepse ka përfunduar një nga reformat më të rëndësishme që ka në fokus trajtimin e të dënuarve, masat alternative dhe modernizimin e sistemit të dënimit në Shqipëri. Për hërë të parë në Shqiperi filloi implementimi i mbikqyrjes elektronike të personave me vendim gjyqësor. Nga sot Shqipëria bëhet i vetmi vend në rajon që aplikon mbikëqyrjen me “byzylyk elektronik” apo çip elektronik për subjekte të veçanta. Ky është proces që shkon jo vetëm drejt kristalizimit dhe modernizimit të sistemit të vuajtjes së dënimit, por është një proces që shkon drejt uljes së kostove për sistemin e burgjeve, shkon në favor të përmirësimit të drejtave të dënuarve, por edhe në favor të mbrojtjes së publikut".
Mbikëqyrja elektronike do të nisë si projekt pilot, për rastet e arresteve shtëpiake, duke i dhënë fund historive të largimit dhe moszbatimit të masave te gjykatave. Sistemi do të përdoret edhe për personat në shërbim prove për përdorim të lëndëve narkotike, në mënyrë që ata të mos iu afrohen shkollave, te rinjve, duke rritur kështu sigurinë publike në shkolla.
Mbikëqyrja elektronike do të aplikohet edhe për personat që ushtrojnë dhunë në familje. Ata persona që do të kenë urdhër ndalimi ndaj bashkëshorteve të tyre, nuk do kenë mundësi tu afrohen banesave të bashkëshortëve sipas një perimetri qe do te caktoje gjykata, duke rritur sigurinë e grave qe dhunohen nga burrat.
Nga mbikëqyrja elektronike do të përfitojnë edhe të dënuarit ne moshe te re, të cilët duan të ndjekin dhe shkollën,të dënuarit që marrin leje nga burgjet, duke reduktuar procedurën. Udhëzimet tregojnë se pajisja do vendoset dhe do hiqet vetëm nga personat e autorizuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.
Nga ky projekt fillimisht do përfitojnë 300 të dënuar
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com