Qefalia:Dekriminalizimi për zgjedhjet
e reja, deputetët s'humbin mandatet

Qefalia:Dekriminalizimi për zgjedhjet<br />e reja, deputetët s'humbin mandatet
TIRANË - Deputeti i partisë Socialiste, Xhemal Qefalia në studion e A1 Report ndërsa ka deklaruar se rezoluta i duhej opozitës si justifikim për t'u kthyer në Kuvend, ka folur për dy pikat që ajo ka kërkuar me ngulm, si dekriminalizimi dhe përdorimi i 84 votave në Parlament.

Duke u ndalur te pika për dekriminalizimin e Parlamentit, socialisti Qefalia u shpreh se sado i rreptë që të jetë ligji nuk do të mund të ketë fuqi prapavepruese, pasi deputetët aktualë janë zgjedhur konform ligjit dhe Kushtetutës.
 
Rezoluta për dekriminitalizimin do të shërbejë për zgjedhjet e reja, për të mos lejuar kreun e partisë apo strukturat që të fusim si kandidatë njerëz të inkriminuar. Zgjedhjet për në Kuvend janë bërë sipas Kushtetutës dhe ata deputetë kanë zënë vend, nuk largohen. Sado i fuqishëm të jetë ligji, nuk do të ketë fuqi prapavepruese.”-tha deputeti Xhemal Qefalia.

Ndërkohë Qefalia e ka cilësuar si të pakuptimtë kërkesën tjetër. të PD për mos përdorimin e 84 votave nga ana e mazhorancës për ligjet që kërkojnë 3/5 e votave, kjo pasi sipas tij në krye të shtetit është një president i cili është votuar me 71 vota.

Qefalia: Viti i ardhshëm, preket Sistemi i Drejtësisë
Duke paralajmëruar reforma të shumta vitin e ardshëm, Qefalia vuri theksin te sistemi i drejtësisë, i cili do të jetë sipas tij thelbësorja.

“Viti i ardhshëm vendimtar,do të preket reforma për Sistemin e Drejtësisë. Do të kërkohet edhe kompromisi i Opozitës. Reformat janë të shumanshme, kemi reformën e pensioneve. Do ketë një vit sfidash që do të jenë të konkretizuara. Kërkohet përgatitja e kuadrit ligjor të nevojshëm.”- tha socialisti Xhemal Qefalia.
 
Qefalia: Qëndrimi i opozitës për Reformën Territoriale, i paqartë
Të paqartë, e la cilësuar deputeti socialist Xhemal Qefalia qëndrimin e opozitës për Reformën territoriale, pasi fillimisht kërkon që të zbatohen me përpikëri vendimet e gjykatave, ndërkohë që deklaron se nuk do të njohë këtë reformë të pranuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.

“Ende e paqartë qëndrimi i opozitës, kërkon zbatimin e të gjitha vendimeve të Gjykatave. Ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Reformën e administratës të cilën lidershipi i PD deklaron se nuk do ta pranojë kurrë këtë ndarje. Divergjencat e opozitës, mesa duket nuk e kanë pranuar akoma se janë në opozitë.”- u shpreh deputeti Qefalia. 

Qefalia: Aksioni i energjisë, njerëzit po ndërgjegjësohen, OSHEE të përgjigjet para qytetarëve
Gjatë intervistës në A1 Report deputeti Qefalia u pyet edhe për aksionin e energjisë që është ndërmarrë nga ana e policisë dhe OSHEE-së. Duke bërë një krahasim me masat për vendosjen e rregullave të qarkullimit rrugor, Qefalia tregon se njerëzit janë ndërgjegjësuar duke rritur ndjeshëm shlyerjen e detyrimeve ndaj OSHEE.

“Është krijuar përshtypja se është krijuar një luftë e hapur ndaj qytetarëve. Kështu u nis edhe për vendosjen e rendit dhe qarkullimit në Tiranë, me vendosjen e gjobave. Kam biseduar me Tahirin  e dhe rezulton se numri i gjobave ka ardhur duke rënë çka tregon ndërgjegjësimin e  qytetarëve. E njëjta gjë edhe për energjinë, sot ka më tepër qytetarë që paguajnë, është rritur ndjeshëm shlyerja.”- tha !efalia.
 
Më tej ai theksoi se OSHEE duhet që përveçse të kërkoj pagesën e tarifave duhet gjithashtu të përgjigjet për dëmet që u kërkohen qytetarëve. 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)