TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia, i ftuar në emisionin “Tete a tete” në “A1 Report”, tha se opozita ka qëllime destruktive, “si dhe është në kërkim të kauzës së saj”, ndërsa i mëshoi faktit se Shqipëria ka një Polici Shteti që është realisht në krye të detyrës. I pyetur në lidhje me sigurinë në vend, Qefalia është ndalur në performancën e policisë, ndërsa ka përmendur edhe punën e bërë nga ministri Saimir Tahiri.
“Në sajë të këmbënguljes dhe të z. Tahiri, strukturat e policisë janë në shërbim. Mjaft nga drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk ishin në shkollat përkatëse. Lufta politike zhvillohet në seancën e Parlamentit. Jemi një mazhorancë që e kemi fytyrën nga Europa. Drejtues të policisë jo vetëm i kanë shërbyer qeverisjes së kaluar, kryenin detyrat që nuk kishin lidhje me Policinë e Shtetit. Kjo duhet të ishte bërë. Lëvizjet e drejtuesve, punonjësve të policisë, pavarësisht se ishin të inkriminuar, kishin disa dosje. Kjo solli një vështirësi. Kjo fazë është kapërcyer. Krimi është ndjerë, por nuk është i fshehur në strofullën e saj. Punonjësit dhe drejtues të policisë, kryejnë një detyrë mjaft korrekte”, tha Qefalia.
Më tej, deputeti socialist është ndalur tek puna e policisë dhe akuzat e opozitës, duke i quajtur si pa një motiv.
“Mos t’u referohemi disa fjalëve të opozitës. Policia është e pranishme dhe është në taktikat e policisë që kryen detyrat e specializuara. Kjo qeveri është e patolerueshme në luftën ndaj krimit”, vijoi Qefalia.
I pyetur nëse në Policinë e Shtetit janë bërë pjesë e stafit punonjës me prejardhje nga Tepelena, deputeti Qefalia u shpreh se kjo gjë nuk është e vërtetë.
“Nuk më vjen mirë që në një Shqipëri të vogël, të kemi ndarje të tilla. Nuk bëhet fjalë, është një gjë e gabuar, në mënyrë kategorike nuk ekziston”, tha më tej ai.
Duke renditur sukseset e uniformave blu, deputeti socialist nuk la pas dhe punën e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
“Dalja e ministrit dhe komunikatave, është një risi e re që ka kjo mazhorancë. Nëse kishim nga një ngjarje që nuk raportoheshin, ministri ka deklasifikuar dhe i ka bërë publike. Kjo tregon për transparencën që ka ky institucion. Kemi një ministër që bën prezete të gjithë operacionin e Policisë së Shtetit, për të pasur një komunikim me qytetarin dhe kjo është pjesa më transparente dhe më produktive. Është një pikë shumë e fortë. Tahiri është ndër personat që nga seancat parlamentare është përjashtuar, pse ka evidentuar krimin. Është gjobitur. Për të mos e kënaqur atë, mazhoranca e kaluar, dhe të atin ia arrestuan. Ai ka karizmin dhe rolin e tij. Ka dhe vlerat e një personi që vërtet po tregon një performancë të shkëlqyer. Situata është drejtë përmirësimit, rezultatet do ndihen menjëherë. Brenda 300 ditëve do të kemi një polici, që qytetarët do ta ndiejnë dhe do ta prekin”, tha Qefalia.
Redaksia Online
(e.s/m.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com