TIRANE - Deputeti socialist Xhemal Qefalia, shprehet se ka konstatime se Shërbimi Informativ shtetëror, ka dhënë informacione shumë të dobta, në lidhje me gjendjen e rendit public, dhe shpërthimeve. Qefalia duke dhënë një intërviste për A1 Report, deklaron, se komisioni posacëm parlamentar do të kontrolloj SHISH për zbatimin e ligjit, dhe për pjesën që ka të bëjë me urdhërin për të përgjuar drejtuesit e policisë, do të fillojë punen javën që tjetër.
Por nga informacionet paraprake, është e qartë se SHISH ka dhënë informacione vetëm pas reagimit të ministrit të brëndshëm.
“Dua të them që pas bërjes prezent nga ministri i brendshëm për mungesë informacioni lidhur me problematikat e rendit në Shqipëri, ka pasur një fluks të madh informacionesh, por informacionet nuk janë të vlefshme vetëm duke siguruar sasi. Informacionet janë të rëndësishme kur brenda tyre ka elementë të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e rendit. Me dy fjalë dua të them nëse ka patur një numër të madh informacionesh, ndoshta dhe të tejkaluara, por cilësia e tyre vlen për të dëshiruar.” tha deputeti Qefalia
Për Qefalinë informacionet e dhëna nga deputeti Flamur Noka, pas raportimit të kreut të SHISH Visho Ajazi Lika në komisionionin e sigurisë, janë tërësisht të pavërteta dhe speculative. Qefalia i lëshon një tjetër apel opozitës ti bashkohet këtij komisioni, që në thelb do kërkojë vetëm zbatueshmërinë e ligjit.
“Informacioni dhe deklarat e zotit Noka është disinformim i plotë që i bëhet opinionit publik. Të dalësh dhe të thuash për një mbledhje që është e zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa prezencën e medias dhe disinformosh opinionin e gjerë publik është vërtetë nonsens dhe diçka jo serioze. Absolutish nuk ka asgjë të vërtetë në atë që thotë Noka.” përfundoi deputeti i PS.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33
-
Salcë humus me qiqra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:29
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24
-
Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja
27 Dhjetor, 12:18
-
Salcë me speca dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:18
-
Iu kapën 49 kg kokainë në kontenier bananesh, GJKKO pushon çështjen për Selim Çekajn, babai i Arbër Çekajt
27 Dhjetor, 12:16
-
Dua Lipa thotë 'po', Callum i vendos unazën në gisht
27 Dhjetor, 12:15
-
Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…
27 Dhjetor, 12:05