TIRANE- Pas konfliktit fizik mes deputetëve në Komisionin e Ligjeve ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia. Deputeti socialist mohon ekzistencën e konflikteve të mëparshme me deputetin demokrat Strazimiri, duke u shprehur se marrëdhëniet mes tyre kanë qenë korrekte.
“S’kam patur dhe as nuk kam asnjë konflikt me Strazimirin. Marrëdhëniet tona kanë qenë korrekte si me të gjithë kolegët. Ne jemi deputetë, s’jemi në parlament për të baltosur e ironizuar. Strazimiri doli jashtë kontrollit duke sharrë dhe ngritur zërin. Kjo tërhoqi vëmendjen e personave të tjerë”, u shpreh deputeti Xhemal Qefalia.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com