Qefalia: SHISH, jashtë kontrollit
ku shkojnë fondet,kush përgjohet?

Qefalia: SHISH, jashtë kontrollit<br />ku shkojnë fondet,kush përgjohet?
Deputeti socialist, Xhemal Qefalia deklaroi në Report Tv se Shërbimi Informativ Shtetëror është jashtë kontrollit të Kuvendit.
 
Në emisionin “45 Minuta” me gazetarin Denis Minga, Qefalia u shpreh se fakti që nuk ka një ligj për të kontrolluar SHISH nuk dihet se ku shkojnë fondet, apo kush përgjohet.
 
Ai theksoi se në legjislaturën e re të Kuvendit në Shtator do të jetë nismëtar për diskutimin dhe miratimin e ligjit të ri.
 
Mungon një kuadër ligjor që të monitoronte SHISH, momentalisht është i pakontrollueshëm. Parlamenti nuk arrin ta kontrollojë plotësisht SHISH për shkak të mungesës së një ligji.
 
Flitet për një ligj, por ende jo, nuk kontrollohen fondet e SHISH, ku shkojnë? Fondet të bëhen transparente dhe jo tu jepen njerëzve të politizuar.
 
SHISH nuk ka qenë në performancën e duhur për të dhënë informacion në kohë për grupet kriminale, ka qenë i përdorur politikisht nga deklaratat e PD.
 
Përplasjet me kreun e SHISH kanë qenë për detyrën dhe jo politike. Ne kemi stonuar, pasi ne kërkonim të ushtronim, por kontroll hasim vështirësi nga opozita, pasi nuk kishte kuadër ligjor.
 
Kohët e fundit ka një far refleksioni, sikur është vendosur në shina. Zoti Ajazi do të ndjehet më komod duke pasur këtë kuadër ligjor dhe këtë nën komision i vendos edhe ata në pozita pune.
 
Nuk e di nëse janë përgjuar persona të një krahu politik apo tjetri, pasi nuk kam informacion. Ne kërkuam informacion, por u stopuam.
 
Në Kuvendin e ri do të kërkoj që të miratohet drafti që është ende në sirtar, me qëllim që krimi të goditet, drafti ka mbështetjen  e ndërkombëtarëve. Ligji i ri për SHISH nuk përfshin ndryshimin e drejtorit
” deklaroi ai.

VIDEO-Emisioni 45 Minuta, i ftuar Xhemal Qefalia
  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit