Qëllohet 3 herë me thikë, humb
jetën deputetja laburiste Jo Cox

Qëllohet 3 herë me thikë, humb<br />jetën deputetja laburiste Jo Cox
Ka ndërruar jetë deputetja laburiste Jo Cox pasi u qëllua tre herë me thikë në mënyrë të përsëritur. 

41 vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe në të shkuarën është marrë me konfliktin sirian dhe çështje të emigracionit. Ngjarja ndodhi ndërsa deputetja laburiste ndodhej në takim me votuesit. 

BBC bën me dije se gjatë sulmit mbeti i plagosur edhe një burrë. Sipas të përditshmes policia ka arritur të arrestojë Tommy Mair, 52 vjeç, si i dyshuar për ngjarjen. 

Një kolege e deputetes u shpreh se agresori para sulmit kishte bërtitur Britain First. Kryetari i bashkisë, i sapozgjedhuri Sadiq Khan u shpreh i tronditur nga ngjarja.

Në 24 qershor Britania pritet të votojë në referendum për të vendosur nëse vendi do të qëndrojë brenda unionit apo jo.
 
britani e madhe
(Deputetja britanike Jo Cox dhe vendi ku ndodhi ngjarja)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…