FUSHE KRUJE-Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese në fshatin Zezë në Nikël. Objektivi ka qenë banesa e Ramazan Mehmetit 60-vjeç, ku është qëlluar një herë me armë zjarri në portën e jashtme të banesës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Familja Mehmeti e terrorizuar nga të shtënat ka lajmëruar policinë, e cila ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes. Policia ka marrë në pyetje kryefamiljarin për konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur, pasi nuk dihen motivet.

d.b/shqiptarja.com