Një person ka mbetur i vrarë në Prishtinë, gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën ‘C’.
Policia e Kosovës bën me dije se personi është gjetur pa shenja jete pasi është qëlluar me armë zjarri.
Ende nuk dihen motivet mbi ngjarjen dhe se kush është autori.
“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete. Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci për Telegraf.