Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë natës në fshatin Prezë, Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit Naim Sela, ndërkohë që raportohet se nuk ka të lënduar.
Sela ka pasur probleme me herët dhe po hetohet për konflikte pronësie. Ai nuk është treguar treguar bashkëpunuese me organet e policisë, teksa është pyetur për të dyshuar.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
'Gjatë natës, në Prezë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit N.S, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.'- njofton policia.