TIRANË- 30 plumba kallashnikovi u qëlluan rreth orës 02:00 të mëngjesit në fasadën e kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” në Tiranë, fatmirësisht pa asnjë të dëmtuar. Për fat të mirë askush nuk u lëndua, gjatë natës godina është bosh. Ishin punonjësit e kompanisë, të cilët pasi mbërritën në orën 08:00 në punë, panë shenjat e plumbave, për të cilat njoftuan policinë.
Nga këqyrja e pamjeve të kamerave, ngjarja kishte ndodhur 6 orë më herët, dhe roja i sigurisë, edhe pse ndodhej në kabinën e tij, nuk mundi të kuptonte se ishte qëlluar me armë. Sipas tij, dëgjoi një zhurmë, doli jashtë por nuk pa njeri dhe rrjedhimisht nuk telefonoi policinë. Blutë, pasi verifikuan kamerat panë një makinë të errët, e cila rreth orës 02:00 afrohet pranë godinës dhe nga brenda nis të qëllojë për disa sekonda, dhe më pas niset me shpejtësi të mbikalimit të Kasharit, duke humbur gjurmët.
Autoritetet kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes, por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar. Pamjet e kamerave janë të turbullta, pasi në momentin që është qëlluar, po binte shi i lehtë, i cili vështirëson pamje. I pyetur për rastin, pronari i kompanisë “CFO Pharma”, Nadir Çausholli, u tha hetuesve se nuk e dinte kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarjeje, e cila mund të kishte rezultuar fatale. Sipas tij, nuk ka konflikte me njeri. Hetuesit dyshojnë se plumbat në fasadën e kompanisë mund të jenë një mesazh direkt për pronarin, por hetimet do të zbardhin në vijim shkakun e plotë.
“Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi Policia e Tiranës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
46.9%
-
Jo
42.1%
-
Nuk e di
11%
Vota total: 1031
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Pse më shikon ashtu’, sherri mes të miturve në Kamëz! Arrestohet 17-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin
18 Mars, 14:35
-
Hakmarrje primitive, FSHF lë Kombëtaren pa ultras! Anëtari i TKZ për Report TV: Na thanë mos kundërshtoni Euro 2027 me Serbinë, mungojmë në 'Wembley'
18 Mars, 13:03
-
Ndeshja kundër Anglisë, Asllani: Në Londër s'shkojmë për turizëm, duam Botërorin! Bajrami: Të mësojmë nga gabimet
18 Mars, 12:01
-
Tiranë/ Grabiti lokalin dhe tentoi të vidhte dy makinat e parkuara aty pranë, arrestohet 47-vjeçari
18 Mars, 11:40
-
Ekstradohet sot nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha në kërkim për vrasjen e rivalit Klodian Saliu
18 Mars, 11:33
-
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, marrëveshje trepalëshe ushtarake
18 Mars, 10:58
-
'Boll kam pritur!'/ Mesazhi i Braçes: Betejë për pensionistët, nderin dhe dinjitetin! Dua të jem në Kuvend për të luftuar ‘frikën’ e ministrave të Financave (mes tyre Ahmetaj)
18 Mars, 10:47
-
Kombëtarja 'në kazermë', Sylvinho izolon ekipin! S'ka vizita dhe kafe
18 Mars, 08:26
-
Tiranë/ Shkrumboi dy makinat e xhaxhait pas sherrit të pronësisë, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Nëna iu vra nga kunati më 2019, pretendon se s'i dhanë pjesën (EMRI)
17 Mars, 13:11
-
Tiranë/ Thyen masën e arrestit shtëpiak dhe plagos me thikë 37-vjeçarin pas sherrit, arrestohet i riu!
17 Mars, 12:38
-
Tiranë/ U kap me 2800 euro false, vihet në pranga, 20 vjeçari! Nis hetimi për të vëllain dhe mikun e tyre
17 Mars, 10:47
-
Rama: Me diasporën shkojmë deri në 1 milion vota për PS! Këneta kërkon të zhbëjë reformën në drejtësi, s’mund të humbasim dritaren e hapur të BE (VIDEO)
17 Mars, 08:58